Pas dështimit të rezolutës, reagon Avdullah Hoti

Pas dështimit të rezolutës, reagon Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar menjëherë pas dështimit të rezolutës, e cila do t’i ndalonte Presidentit Thaçi që të negociojë për çështjen e dialogut me Serbinë, shkruan Insajderi.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Hoti ka publikuar riformulin e pikës së rezolutës ku thuhet se “As Presidenti, e askush tjetër, nuk ka të drejtë të negociojë për territorin e Republikës së Kosovës”.

Sipas tij pasi që nuk u mbështet as kjo rezolutë, nuk ka se për çka të diskutohet për tjetër nëse nuk ka pajtim në këtë pikë.

Shkrimi i plotë i Hotit:

Kjo eshte pika e rezolutes e riformuluar, qe nuk u mbeshtet nga koalicioni PAN. Falenderoj dy deputetet e AKR-se, Islam Pacolli dhe Labinot Tahiri per votimin pro kesaj rezolute:

“1. Kuvendi i Republikes se Kosoves rithekson se Kushtetuta e Republikes se Kosoves, sovraniteti shteteror, integriteti territorial dhe karakteri shteteror unitar i Republikes se Kosoves jane te pacenueshme.
As Presidenti, e askush tjeter, nuk ka te drejte te negocioje per territorin e Republikes se Kosoves.”

Per cfare te flasim tjeter nese nuk pajtehemi ne kete pike bazike?

Theksojmë se Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe një veprim i tillë është bërë pasi nuk kanë marrë përkrahjen e pozitës për rezolutën që ia ndalon presidentit Thaçi të diskutojë për kufijtë e Kosovës në Bruksel.