Pas dokumentari te InDoks kërkohet hetimi i tenderëve në Ministrinë e Shëndetësisë

Pas dokumentari te InDoks kërkohet hetimi i tenderëve në Ministrinë e Shëndetësisë

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, përmes një komunikate për media, ka treguar se ka mirëpritur thirrjen e Ministrisë së Shëndetësisë që ky institucion dhe institucionet e tjera relevante të hetojnë çdo shkelje të mundshme në procedurat e prokurimit publik të zhvilluara nga kjo ministri gjatë përballjes me pandeminë COVID-19, shkruan Gazeta Insajderi.

Ky njoftim vjen një ditë pasi Gazeta Insajderi, ka publikuar dokumentarin e radhës të InDoks, me titull “Tenderomania”.

“AKK dëshiron të ritheksojë se përkundër vështirësive të shkaktuara nga pandemia COVID-19, institucioni ynë është duke vazhduar që të jetë në krye të detyrave që u takojnë, dhe se do ta autorizojë Divizionin e Anti-kartel për te filluar shqyrtimin paraprak lidhur me rastet e MSH-së”.

“Me këtë rast, dëshirojmë të njoftojmë të gjitha institucionet e Kosovës se viteve të fundit AKK ka rritur edhe numrin e këshillimeve profesionale ndaj institucioneve të ndryshme. Në këtë kontekst, u bëjmë thirrje institucioneve që ta thellojnë bashkëpunimin me Autoritetin e Konkurrencës në mënyrë që të evitohen çfarëdo shkelje të mundshme të konkurrencës në prokurim publik apo për çështje të tjera”, thuhet në komunikatë.

Akuzat që dikur i bënte Vetëvendosje e Kurti për keqpërdorime me tenderë, për kaq pak periudhë qeverisjeje i janë kthyer në dyshime edhe për Qeverinë e tij. Janë miliona euro kontrata të nënshkruara me procedura emergjente. Janë shumë dyshime që janë ngritur deri tash.

InDoks në episodin e djeshëm është marr me ‘tenderomaninë’ në kohë pandemie. A do të merret me këta tenderë më vonë edhe Prokuroria? A ka vend për dyshime që po keqpërdoret paraja e arkës së shtetit në emër të pandemisë? Dhe, kryesorja: Kush do të bëhet milioner në kohë?

Për më shumë shikojeni dokumentarin e plotë: