Pas dorëheqjes së Haradinajt, KQZ deklarohet rreth zgjedhjeve të reja

Pas dorëheqjes së Haradinajt, KQZ deklarohet rreth zgjedhjeve të reja

Menjëherë pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj nga posti i kryeministrit, partitë opozitare kanë kërkuar zgjedhje të reja në vend dhe jo një qeveri teknike.

Komisioni Qendror Zgjedhor(KQZ) në një përgjigje për Insajderin ka thënë se do të organizojë zgjedhje kurdo që kërkohet.

“KQZ-ja është institucion i përhershëm që detyrë kryesore ka organizimin e zgjedhjeve kurdo që kërkohet”, thuhet në përgjigje.

Se a do të ketë zgjedhje, KQZ-ja është shprehur se nuk është në përgjegjësitë të jap këtë përgjigje.

Kurse Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se qytetarët do të njoftohen me kohë për zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Unë e respektoj vendimin e tij dhe si President i Republikës së Kosovës ju siguroj se do të veprojë bazuar në kompetencat e mia kushtetuese dhe ligjore, për të cilat qytetarët e Kosovës do të njoftohen me kohë”, ka shkruar Thaçi.

Neni 97, pika 5 e Kushtetutës së Kosovës e përcakton edhe situatën në të cilën momentalisht ndodhet vendi.

Kreu i partisë opozitare , Isa Mustafa,  gjatë ditës së djeshme bëri deklaratë pas mbledhjes që pati kryesia e LDK-së në mbrëmjen e sotme, duke u shprehur se nga sot vendi është në  zgjedhje.

“Ne nuk pranojmë asnjë mënyrë tjetër. Nga dita e sotme vendi është në zgjedhje. Ne kemi pritur që ta rrëzojmë vet këtë qeveri, pasi koalicioni është sjell në mënyrë të papërgjegjshme ndaj nevojave të vendit”, tha ai.

Po ashtu edhe Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj,  ka mohuar se partia Nisma do të jetë pjesë e një qeverie teknike duke mos shkuar në zgjedhje. Ai tha se me dorëheqjen e Haradinajt vendi automatikisht shkon në zgjedhje/Insajderi.