Dy dekada në Zërin e Amerikës – Laura Konda merr vendimin drastik

Dy dekada në Zërin e Amerikës – Laura Konda merr vendimin drastik

Gazetarja Laura Konda e njohur  si një ndër figurat kryesore të Zërit të Amerikës, dha dorëheqjen pas 20 vitesh karrierë në këtë agjensi lajmesh.

Mbrëmjen e djeshme në fund të edicionit të lajmeve , ajo ndau me shikuesit lajmin për vendimin e saj.

Në përmbyllje të edicionit, ajo falenderoi  të gjithë kolegët e saj për gjatë këtyre dy dekadave dhe ndërkohë në ekran gjithashtu u shfaq një video përmbledhëse për të gjithë punën që gazetarja ka bërë për vite me radhë në VOA.