
Pas më shumë se dy vitesh kërkim nga familja dhe shteti, mbrëmjen e së martës është gjetur trupi I pajetë i Arben Asllanit, 33-vjeçar nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut, njofton Insajderi.
Ai është gjetur i pajetë në ujërat e lumit Lepenc.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë e të ndjerit.
Trupi është gjetur nga një banor i zonës i cili e ka njoftuar edhe policinë.
Arben Asllani ishte zhdukur para banesës së tij më datë 23.01.2019.
Trupi i pajetë i të ndjerit është marrë nga policia për autopsi.
I ndjeri pas vetes ka lënë dy fëmijë.
Në një letër të vitit 2019 të publikuar nga familjarët e të ndjerit thuhej se “Në jemi djem të fotografistit të njohur nga Shkupi ‘Foto Beço’ dhe në 15 vitet e fundit kemi qenë objekt i disa atentateve, të cilat deri tani policia nuk ka arritur t’i zbardh.
Si familje kemi bërë të gjitha përpjekjet e mundshme për të siguruar çfardo informacioni, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në rajon, lidhur me fatin e Arbenit, por fatkeqësisht nuk kemi gjetur asgjë”./Insajderi.com