Pas fitores ndaj Manchester Cityt, Liverpooli mund ta pësojë keq nga UEFA

Pas fitores ndaj Manchester Cityt, Liverpooli mund ta pësojë keq nga UEFA

Liverpooli mund të dënohet nga UEFA për shkak të trazirave të mbrëmshme ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

Procedurat disiplinore nga Qeveria evropiane e futbollit tashmë janë hapur ndaj “Të Kuqve” për disa incidente që kanë ndodhur mbrëmë, raporton Sky Sports.

Skuadra e Jurgen Kloppit fitoi sfidën e parë çerekfinale ndaj Cityt me rezultat prej 3-0, duke rritur gjasat për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton Koha.net.

Klubi nga Merseyside është akuzuar për katër shkelje të veçanta të nenit 16 të rregullave disiplinore të UEFA-s në lidhje me sjelljen e fansave, të cilët kanë bërë dëmtime, shqetësim të turmës, hedhjen e objekteve si dhe për fishekzjarrët.

Gjatë këtyre trazirave raportohet se dy policë janë lënduar.