Pas Greqisë e Francës, Kurti shkon në Belgjikë

Pas Greqisë e Francës, Kurti shkon në Belgjikë

Pas disa ditësh qëndrimi në Greqi e së fundmi edhe në Francë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të vazhdojë qëndrimin jashtë shtetit.

Nga Franca, ai të dielën do të udhëtojë për në Belgjikë, pasi të hënën do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, në kuadër të bisedimeve Kosovë-Serbi.

“Kryeministri nesër do të udhëtojë nga Franca për në Belgjikë për takimin e paralajmëruar në Bruksel”, ka thënë Rozafë Kelmendi, zëdhënëse e Qeverisë, në një prononcim për Insajderi-n.

Albin Kurti për disa ditë ka qëndruar në Francë i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajza, të cilët gjatë së premtes kanë ndjekur premierën e filmit kosovar me metrazh të shkurtër “Pa vend”, që është në garë për Palmën e Artë në Festivalin e Kanës.

Para Francës, më 8 korrik, Kurti ishte nisur për në Greqi. Për zgjatjen e vizitës atje shefi i qeverisë u kritikua nga opozita për shkak të gjendjes emergjente në Deçan ku qindra qytetarë dyshohet se janë helmuar nga uji i pijes./Insajderi.com