Pas gurit, edhe flamuri i Kosovës në Parlamentin e Serbisë

Pas gurit, edhe flamuri i Kosovës në Parlamentin e Serbisë

Serbia duket se është futur në një debat të nxehtë parlamentar sa i përket Kosovës. Në një seancë të mbajtur dje në Parlamentin e Serbisë ishte parashikuar të mbahej edhe një diskutim për hyrjen e Listës Serbe në koalicion me Ramush Haradinajn. Por aty ndodhën dy eksese të cilat bënë bujë në Serbi

Deputetët radikal në Serbi kanë bërë disa performanca të komentuara në mediat atje brenda një 24 orëshi. Pasi ia dërguan ministrit të Infrastrukturës një torte për nder të 20 vjetorit të fillimit të legalizimit të ndërtimeve që ende nuk ka përfunduar, kanë shkuar në Kuvendin e Serbisë.

Aty mes të tjerash ka pasur të mbahet edhe një diskutim për cështjen e Kosovës, që në Serbi ende i referohen si Kosovë e Metohi.

Por këtë seancë e kishin bojkotuar shumica e partive. Megjithatë ka pasur kuorum që të vazhdohen diskutimet. E kur diskutimet janë hapur, aty ka nisur edhe spektakli.

Fillimisht ishte shefi i grupit të deputetëve Dveri Boshko Obradoviq i cili me tu ngritur në këmbë për të kërkuar që të miratohet një rezolutë përmes së cilës Kuvendi i Serbisë do të obligonte Qeverinë që të garantojë se Kosova do të jetë pjesë përbërëse e Serbisë, nxori edhe një guri dhe nisi të recitojë një poezi për atdheun.

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë Maja Gojkoviq e pengoi recitimin duke i kërkuar deputetit që ta largojë gurin nga salla.

“Kjo llogaritet armë e ftohtë sepse mund ta lëndosh dikë”, i tha ajo, teksa deputeti uli gurin në tavlonë.

“Nuk e kuptoj pse iu pengon guri të cilin dje e solla nga Kosova dhe poezia ”,tha Obradoviq.

Seanca megjithatë u ndërpre për disa minuta por me të nisur sërish nuk u ndërprenë performancat e deputetëve radikal.

Deputetët e opozitës radikale vazhduan kundërshtimin e tyre edhe në diskutimet e Komisionit Parlamentar për Kosovë dhe Metohi në Kuvendin e Serbisë.  Aty, ata shprehen kundërshtimet e tyre në lidhje me Listën Serbe, duke pyetur se pse kjo parti ka hyrë në koalicion me, siç e quajtën ata, një kriminel lufte si Ramush Haradinaj.

Milijan Damajnoviq nga Partia Radikale Serbe, ia ka gjuajtur flamurin e Kosovës, Milovan Drecun, i cili është Kryetar i Komisionit Parlamentar për Kosovën, duke i thënë që t’ia dërgoj drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë, Marko Gjuriq.

Drecun i ka dhënë një paralajmërim Damajnoviq, pas të cili ky i fundit e quajti Drecun hipokrit ngaqë i ka dhënë mbështetje qeverisë Haradinaj, shkruan Dan.

Mediat në Serbi po raportojnë se opozita ka egërsuar fjalorin pasi atje Vuçiq ka nisur të flas më hapur për Kosovën shtet dhe realitetin e ri të krijuar në Kosovë./Insajderi.com