Pas heqjes së fletarrestimit, Milan Radojiçiq hynë në Kosovë

Pas heqjes së fletarrestimit, Milan Radojiçiq hynë në Kosovë

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq, është parë duke hyrë në territorin e Kosovës vetëm pak ditë pasi Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë heqjen e fletarrestimit ndaj tij, transmeton Insajderi.

Siç raporton ‘Kallxo’, të martën e 9 marsit, Radojiçiq është parë duke hyrë në pikë-kalimin kufitar në Bërnjak rreth orës 12:00.

Milan Radojiçiq ka qenë në kërkim me anë të një letër – rreshtimi në lidhje me vrasjen e ish-politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, për çka Radojiçiq dyshohej se ka marrë pjesë në organizimin dhe vrasjen e tij

Por, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, fletrreshtimi ishte tërhequr ndaj tij. /Insajderi.com