Pas hetimeve a do të largohen pronarët e KEDS-it nga Kosova?

Pas hetimeve a do të largohen pronarët e KEDS-it nga Kosova?

Kryeministri Ramush Haradinaj ditë më parëbëri me dije, se kanë nisur hetime ndaj KEDS-it, duke paralajmëruar se nëse këta të fundit nuk e përmbushin kontratën e lidhur me qeverinë e Kosovës, atëherë kjo kontratë mund të shkëputet.

Ai madje e la të hapur edhe mundësinë e përzënies së drejtuesve të KEDS, nëse nuk e përmbushin kontratën.

Por, vëllai i tij, Daut Haradinaj në cilësinë e deputetit ka marrë një iniciativë për hetim parlamentar të kësaj korporate turke.

“Po qëllimi i Kuvendit apo qëllimi ii m personal kish mujt me thon sipas situatës ne terren gjendja alarmante mungesa e nergjisë, presioni i qytetarëve meqë po krijohen komisone hetimore parlamentare pse most e krijohet edhe nje komsioni hetimor ne rastin e Keds ta shohim gjendjen pa e paragjykua është e pa pranushme në këtë moti të mos kemi rryme në republikën e Kosovës që  premtimet kanë qenë që të mos ketë ndërprerje”.

Ai madje nuk e ka në mend të ndalet me hetimin e tij, çkado që del për KEDS-in.

“Qëllimi nuk ka qenë që të hyjmë në detaje të tjera teknike, në rast se ka nevojë me u hetu duhet të vijnë organet kompetente edhe pse jo në rast që ka probleme, pse mos të nxirret edhe para drejtësisë. Si deputetë na nuk hyjmë në detaje të brendshme. Ne jemi të shqetësuar me gjendjen e mungesës së energjisë. Edhe në anën e shoqërisë në nivel edhe mediumi juaj ka dhënë një kontribut me u përmisu gjendja. Na po flasim vetëm për mungesën e energjisë elektrike që është alarmante në rast që KEK-u, thotë se nuk kemi përgjegjësi për ndërprerjen e energjisë, po ashtu edhe KEDS thotë që nuk kemi përgjegjësi, atëherë ky mishmash duhet të qartësohet”, ka thënë Haradinaj.

Kurse, Rinora Gojani nga shoqëria civile thotë se para Kuvendit Qeveria duhet të veprojë. Bashkë me ZRRE-në.

“Ështe  rëndësishme që qeveria e Kosovës, si shitëse e distribucionit, e aseteve shtetërore, tek një kompani, ta bëjë monitorimin e kontratës, që ta sheh se a po e bënë zbatimin e saj. ZRRE që ta monitorojë kompaninë, e ta penalizojë me atë që e meriton, e jo dicka simbolike”, ka thënë Gojani për InDoks.

 

InDoks | Biznesi famëkeq

InDoks | Biznesi famëkeq

Posted by InDoks on Sunday, 9 December 2018