Pas Hotit edhe Selmanaj rezulton pozitiv me Coronavirus

Pas Hotit edhe Selmanaj rezulton pozitiv me Coronavirus

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19, njofton Insajderi.

Pas kryeministrit Avdullah Hoti, edhe zëvendësi i tij i dytë doli të jetë i infektuar më virusin Corona.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Selmanaj përmes një postimi në Facebook, ku tutje shtoi se nga momenti i testimit është izoluar dhe se do të qëndrojë në karantinim për dy javët e ardhshme.

“Dje e kam bërë testin për covid-19 dhe sot më njoftuan që kam rezultuar pozitiv. Specialistët shëndetësor po më thonë që jam a-simptomatik. Nga momenti i testimit jam izoluar dhe kështu jam i detyruar të qëndroj edhe për dy javët e ardhshme”, ka shkruar Selmanaj.

Ai thotë se do të përpiqet që të gjitha obligimet e punës ti kryej nga shtëpia. /Insajderi.com/