Pas Hotit Komisioneri evropian takohet edhe me Vuçiqin

Pas Hotit Komisioneri evropian takohet edhe me Vuçiqin

Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varheji, do të takohet edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Takimi në Beograd do të fillojë nga ora 18:15, raporton agjencia e lajmeve serbe, Tanjug, transmeton Insajderi.

Ndërsa në ora 11:00 është paraparë që në Prishtinë, Varheji të takohet me kreun e ekzekutivit të Kosovës ku më pas parashihet një konferencë e përbashkët për media. /Insajderi.com