
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, gjatë vizitës në Prishtinë është takuar edhe me kryeparlamentaren, Vjosa Osmani.
Ky takim erdhi pas konferencës së përbashkët që kishte me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.
Ai do t’i drejtohet edhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Vlen të theksohet se komisioneri i Bashkimit Evropian, tha se “Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizim të vizave, por disa shtete nuk janë bindur ende”. /Insajderi.com