
Vetëm një javë pasi në Katedralen e Prishtinës “Nëna Terezë” u largua fotografia e Kardinalit me famë botërore, Theodore McCarrick, i dyshuar për pedofili, Kisha ka larguar edhe fotografinë e Don Shan Zefit.
Përveç figurës së kardinalit nga Washingtoni, i cili po dyshohet për pedofili, Katedralja e Prishtinës më nuk do ta nderojë as figurën e Don Shan Zefit. Gjithë kjo, pasi fotografitë e të dyve janë larguar nga mozaiku që mbahet me krenari në ambientet e katedrales.
Gazeta Express ka mësuar se fotografia e Don Zefit është larguar së fundi prej aty, ndonëse ende nuk dihen arsyet.
Ndërkohë, edhe pse dyshohej se kardinali Theodore McCarrick për dekada ngacmoi seksualisht fëmijë, fotografia e tij në një pozitë që binte në sy mbahej me krenari në ambientet e katedrales “Nënë Tereza”, në Prishtinë.
Aty u mbajt goxha gjatë pasi udhëheqësit e Ipeshkvisë së Kosovës thonin se nuk kanë marrë të ndonjë urdhër nga Vatikani për ta larguar. Urdhëri nga Vatikani atyre u erdhi para rreth dy javësh, ku edhe e larguan fotografinë e tij.