Pas Karl Lagerfeld, Kim Jones është dizajneri i ri i markës Fendi

Pas Karl Lagerfeld, Kim Jones është dizajneri i ri i markës Fendi

Dizajneri i famshëm Kim Jones, i cili ka punuar për marka si Louis Vuitton për meshkuj, Dior e shumë të tjera, është duke marrë rolin e drejtorit artistik të Fendi-t.

Jones do të bashkëpunojë me dizajneren Silvia Venturini Fendi dhe pozicioni i tij në këtë kompani do të zëvendësoj të ndjerin Karl Lagerfeld, i cili vdiq gjatë muajit shkurt të vitit të kaluar.

“Unë dëshiroj të falenderoj Monsieur Arnault, Pietro Beccari, Serge Brunschëig dhe Silvia Venturini Fendi për këtë mundësi të madhe. Të punosh në këto shtëpi prestigjioze mode, është një nder i madh si dizajner dhe mundësia të jem pjesë e Fendi dhe të vazhdoj punën në Dior Men, është një privilegj i madh”, ka thënë dizajneri.

“Mirëseardhjet më të ngrohta për Kim, të cilin e respektoj shumë si person dhe shok”, tha Venturini Fendi, duk shtuar që ajo po mezi pret “ta dërgojnë universin e Fendi-t në një tjetër nivel, bashkë me të.”

Jones do të prezentojë sfilatën e tij të parë për Fendi në Milan Fashion Ëeek në shkurt./Insajderi.com

Burimi: Dazed