Pas koalicionit me PDK-në edhe një anëtare e Nismës i bashkohet VV-së

Pas koalicionit me PDK-në edhe një anëtare e Nismës i bashkohet VV-së

Asamblistja e Nismës në Kuvendin Komunal të Malishevës, Behije Sertolli, i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Aderimin në Vetëvendosje Sertolli e ka konfirmuar përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook.

Ajo ka shkruar se pas koalicionit të Nismës me PDK-në ka krijuar shumë pakënaqësi tek anëtarët e Nismës dhe qytetarët, pakënaqësi që sipas saj janë me të drejt.

“Bashkimi me ata që mbahen si fajtorët kryesor për gjendjen në vend është në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve të Malishevës dhe të Kosovës. Andaj, me qëllim që të mbetem pranë qytetarëve të cilët më votuan që të ndjekë parimet e përfaqësimit të drejtë të tyre, nga sot aktiviteti im politik do të vazhdoj përkrah Lëvizjes VETËVENDOSJE! si subjekti i vetëm politik i cili po tregon që përfaqëson drejtë vullnetin dhe interesin qytetar në vend”, ka shkruar Sertolli

Sertolli ka shkruar se bashkimi me ata që janë fajtorët kryesor në vend është në kundërshtim me vetë krijimin e Nismës.

“Vendimi që Nisma të hyjë në koalicion me PDK-në ka krijuar me të drejtë pakënaqësi tek shumë anëtarë të Nismës por edhe tek qytetarë të tjerë, pasi që ky vendim është në kundërshtim të plotë me vet idenë dhe bazën mbi të cilën është themeluar Nisma”, ka shkruar Sertolli.

Dje gjatë ditë nga Nisma kishte kaluar edhe Avni Tafili i cili i ishte bashkuar Nismës rreth një muaj më parë nga Partia e Drejtësisë.

AAK, Nisma dhe PDK-ja kanë lidhur koalicion parazgjedhor në sekondat e fundit të ditës së martë atëherë kur edhe përfundonte afati për koalicionet parazgjedhore./Insajderi.com