Pas konfliktit në komunikacion, plagosen dy persona në Kaçanik

Pas konfliktit në komunikacion, plagosen dy persona në Kaçanik

Tre persona të dyshuar kanë plagosur me mjet të mprehtë (thikë) dy djem gjatë mbrëmjes së djeshme në Kaçanik, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, ku tutje thuhet se deri te kjo ngjarje erdhi si pasojë e një konflikti të nisur në komunikacion.

Viktimat kanë pësuar lëndime të rënda trupore, me ç’rast njëri nga ta është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

“Lagjja e Re, Kaçanik 19.12.2020 – 21:10. Është raportuar se dy viktima meshkuj kosovarë kanë marrë lëndime të rënda trupore pasi janë sulmuar me thikë tre persona të dyshuar meshkuj kosovarë pasi kishin një konflikt mes vete në komunikacion. Viktimat janë dërguar në spitalin rajonal për tretman mjekësor e më pas njëri prej tyre është transferuar në QKUK Prishtinë ku sipas mjekut gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. Të dyshuarit janë ende në arrati”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com