Pas konstituimit të Kuvendit – Vjen reagimi i Hashim Thaçit

Pas konstituimit të Kuvendit – Vjen reagimi i Hashim Thaçit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka uruar deputetët e Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Thaçi ka thënë se Republika e Kosovës ka sfida të shumta përpara, prandaj të gjithë të zgjedhurit e popullit duhet t’i lënë anash interesat politike dhe të punojnë për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të Kosovës.

“I uroj të gjithë deputetët e Legjislaturës së Shtatë për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke iu dëshiruar punë të mbarë në detyrat e tyre. Republika e Kosovës ka sfida të shumta përpara, që kërkojnë nivel të lartë të përgjegjësisë për t’i tejkaluar, prandaj të gjithë të zgjedhurit e popullit duhet t’i lënë anash interesat politike dhe të punojnë për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës. HTH”, ka shkruar Thaçi.