Pas Kosovës, edhe një shtet tjetër i arreston “gylenistët” me kërkesë të Erdoganit

Pas Kosovës, edhe një shtet tjetër i arreston “gylenistët” me kërkesë të Erdoganit

Shteti afrikan, Gabon e ka ndjekur shembullin e Kosovës duke arrestuar së paku 5 turq që ishin atje me rrjetin e shkollave të Gulenit.

Sipas një e-maili që ka siguruar mediumi Turkish Purge, mësuesit po punonin në Gabon Turkish International School dhe janë arrestuar pas kërkesës së qeverisë turke.

“Policia erdhi në shkollën tonë dhe i arrestoi 3 mësues: Osman Özpınar, Adnan Demirönal dhe İbrahim Akbaş. Sot në mëngjes, policia erdhi sërish në shkollë dhe arrestoi gruan e njërit prej të arrestuarve. Një mësuese që nuk lejoi t’i linte vetë miqtë e saj, gjithashtu u arrestua”, thuhet në e-mail.

Kosova i ekstradoi 6 shtetas turq në Ankara, të enjten në mëngjes.