Ambasadori i Britanisë në Kosovë Ruairi O’Connel është larguar nga salla ku po mbahej një debat për Gjykatën Speciale, kur presidenti i Kosovës hodhi akuza të ashpra ndaj Bashkësisë Ndërkombëtare.
Pasi Thaçi tha se Bashkësia Ndërkombëtare ka tradhtuar Kosovën, sepse kishte premtuar liberalizim vizash, anëtarësim në UNESCO e Këshillit të Evropës në këmbim të Gjykatës Speciale, ambasadori i Britanisë në Kosovë Ruairi O’Connel ka lëshuar sallën duke mos e dëgjuar deri në fund presidentin.
Thaçi ishte i ashpër për Gjykatën Speciale. Duke e quajtur drejtësi selektive dhe etnike.