Pas kritikave të Thaçit ndaj BE-së, O’Connell lëshon sallën

Pas kritikave të Thaçit ndaj BE-së, O’Connell lëshon sallën

Ambasadori i Britanisë në Kosovë Ruairi O’Connel është larguar nga salla ku po mbahej një debat për Gjykatën Speciale, kur presidenti i Kosovës hodhi akuza të ashpra ndaj Bashkësisë Ndërkombëtare.

Pasi Thaçi tha se Bashkësia Ndërkombëtare ka tradhtuar Kosovën,  sepse kishte premtuar liberalizim vizash, anëtarësim në UNESCO e Këshillit të Evropës në këmbim të Gjykatës Speciale, ambasadori i Britanisë në Kosovë Ruairi O’Connel ka lëshuar sallën duke mos e dëgjuar deri në fund presidentin.

Thaçi ishte i ashpër për Gjykatën Speciale. Duke e quajtur drejtësi selektive dhe etnike.