Pas LDK-së edhe një parti tjetër kërkon zgjedhje

Pas LDK-së edhe një parti tjetër kërkon zgjedhje

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka kritikuar veprimin e parë të Haradinajt për themelimin e Asociacionit të Komunave me  Shumicë Serbe. Ajo ka thënë se Haradinaj “duhet të ndalet që mos ta bëjë gabim siç bëri me demarkacionin”.

“Qeveria paska krijuar struktura të reja për krijimin e “Zajednices” apo thënë ndryshe për bosnjëzimin e Kosovës. Haradinaj duhet të ndalet. Nuk duhet ta bëj gabimin dhe dëmin e njëjtë siç bëri me demarkacionin”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ajo ka thënë se vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje, për shkak se sipas saj qeveria e tillë po i sjellë vetëm skandale dhe dëme vendit.

“Thaçit e Veselit, vetëm edhe për këtë i duhet Haradinaj! Pastaj angazhojnë PDK-në që ta hedhin sikur leckën. Duhet të shkojmë në zgjedhje sa më parë! Qytetarët s’kanë pse e durojnë një qeveri që vetëm skandale e dëme i sjellë vendit”, ka shkruar Haxhiu.