Pas lëvizjeve të qytetarëve Kosovë – Shqipëri, Tolaj thotë se nuk pret diçka të jashtëzakonshme

Pas lëvizjeve të qytetarëve Kosovë – Shqipëri, Tolaj thotë se nuk pret diçka të jashtëzakonshme

Ashpërsimi i masave në Kosovë ka nxitur qytetarë të shumtë që fundjavën ta kalojnë në Shqipëri. Kjo ka sjell edhe reagime në Kosovë nga shoqëria civile dhe bizneset, pasi sipas tyre po largohet paraja nga Kosova dhe njëkohësisht qytetarët mbesin të rrezikuar nga virusi, njofton Insajderi.

Mirëpo infektologu Ilir Tolaj, thotë se kjo dyndje e qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë nuk paraqet ndonjë rrezik të shtuar për situatën epidemiologjike.

“Nuk pres se do të ndodh diçka e jashtëzakonshme. Sipas të dhënave, situata epidemiologjike në Shqipëri është më e mirë se që e kemi në Kosovë, prandaj mundësia e sjelljes së një numri të madh infeksionesh nga Shqipëri është më e vogël se sa që ka qenë që na të dërgojmë atje infeksion”, deklaroi Tolaj për RTV Dukagjinin.

“Por në përgjithësi është një situatë anakronike. Në njërën anë kemi një kufizim, mbyllje, dhe në anën tjetër kufijtë janë të hapur”, shtoi Tolaj.

Sipas Tolajt vetëm vaksinimi i ndryshon kahjen pandemisë në Kosovë.

Ndërkohë në Kosovë po vazhdon vaksinimi i personave të moshës mbi 85-vjeçare.

Sipas profesionistëve shëndetësorë, deri më tani janë vaksinuar mbi 800 të moshuar./Insajderi.com