Pas lirimit nga Franca, Haradinaj ia thotë këngës me çifteli [video]

Pas lirimit nga Franca, Haradinaj ia thotë këngës me çifteli [video]

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i sapo kthyer në Kosovë nga mbajtja prej rreth katër muajsh në Francë, është parë teksa këndonte këngë folklorike në një restorant në Kosovë.

Pas dy ditësh kthim në Kosovë, Haradinaj në këtë video së bashku me disa këngëtarë të muzikës folklorike shihet duke kënduar këngën ‘Moj Kosovë moj bukuroshe’, raporton Insajderi.

Serbia kishte bërë kërkesë për ekstradimin e Haradinajt, por që me 27 të këtij muaji gjykata franceze vendosi të refuzoj kërkesën e Serbisë.

Haradinaj ishte ndaluar në Francë që nga 4 janari i këtij viti. /Insajderi.com