Pas Marrëveshjes për qeverisje, – Thaçi: shqiptarët faktorë vendimmarrës në Maqedoninë Veriore

Pas Marrëveshjes për qeverisje, – Thaçi: shqiptarët faktorë vendimmarrës në Maqedoninë Veriore

Në radhën e figurave politike që e kanë mirëpritur marrëveshjen qeverisëse në Maqedoninë e Veriut, është edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Thaçi, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka uruar fillimisht shqiptarët për marrëveshjen e arritur që të qeverisin së bashku me palën maqedonase, duke shpresuar më pas që kjo marrëveshje të përmbushet.

Ndërsa, për pikat e marrëveshjes, ku pala shqiptare do ta përfaqësojë diplomacinë e Maqedonisë së Veriut, do të udhëheq me Kuvendin dhe do ta drejtojë qeverinë për 100 ditë, Thaçi e këtë marrëveshje e sheh si faktorizim të shqiptarëve atje.

“Shqiptarët janë faktor të vendimmarrjes dhe stabilitetit në Maqedoninë e Veriun dhe në tërë rajonin tonë”./Insajderi.com