Pas masave të reja, Zemaj nesër mban takim virtual me kryetarët e komunave

Pas masave të reja, Zemaj nesër mban takim virtual me kryetarët e komunave

Pas lirimit të masave anti-Covid, që mori qeveria e Kosovës, ditë më parë, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj do të zhvillojë një takim virtual me kryetarët e Komunave, njofton Insajderi.

Në kuadrin e këtij takimi, nesër më 28.09.2020, siç bëhet e ditur fillimisht ministri Zemaj do ti njoftojë krerët e komunave të Kosovës për potencialin aktual që ka Ministria e Shëndetësisë për menaxhim të mëtejshëm të situatës me Covid-19.

Më pas, Zemaj nga ky takim do të kërkojë dhe vetë ndihmën e institucioneve komunale që të kujdesën për zbatimin e masave të reja në mënyrë që të menaxhohet më mirë situata më pandeminë Covid-19./Insajderi.com