Pas miratimit në Kuvendin e Kosovës, qytetarët mund t’i tërheqin 10 % të parave nga trusti

Pas miratimit në Kuvendin e Kosovës, qytetarët mund t’i tërheqin 10 % të parave nga trusti

Në kuadër të projektligjit për rimëkëmbje ekonomike që është miratuar sot në Qeverinë e Kosovës, është paraparë edhe ndryshimi i ligjit për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve nga Trusti, njofton Insajderi.

Ndonëse, për t’u zbatuar ky projektligj për rimëkëmbje ekonomike që ka një kosto financiare prej 385 milionë euro, duhet të miratohet edhe në Kuvend.

Për këtë ka reaguar edhe Trust, duke i njoftuar kontribuuesit se pasi të miratohet në parlament, qytetarët mund t’i tërheqin një pjesë të kursimeve.

“Sot Qeveria bëri propozimin për tërheqje të 10% të kursimeve pensionale. Pasi që Parlamenti të aprovojë ndryshimet ligjore të propozuara, ne do të ju njoftojmë për mënyrën e aplikimit”, shkruan në reagimin e Trsutit.

Kujtojmë, se Fondi i tërësishëm i Trustit është rreth 2 miliardë euro, ndërsa llogaritet se 379 mijë e 827 kontribut dhënës janë aktiv./Insajderi.com