Pas Mogherinit, shqiptarët “bombardojnë” me komente edhe te profili i Trumpit

Pas Mogherinit, shqiptarët “bombardojnë” me komente edhe te profili i Trumpit

Afro 14 mijë shqiptarë komentuan në një postim të bërë nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, në të cilën flitej për të drejtat e njeriut.

Përmes komenteve u kërkua e drejta edhe për kosovarët, me pretendimin se janë të shkelur pasi nuk po iu jepet e drejta për të lëvizur pa viza në shtete e Bashkimit Evropian.

 

 

Por shqiptarët nuk komentuan vetëm tek Mogherini, sot shumë prej tyre u fokusuan në një postim të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump dhe një tjetër nga Ambasada e Amerikës në Prishtinë.

Por për dallim nga BE-ja, që u kritikua për mos-liberalizimin e vizave, shqiptarët falënderuan Amerikën, transmeton Indeksonline.

“Zoti e bekoftë SHBA-në. Me dashuri nga Kosova”, është komenti i cili u la shumë herë në hapësirat komentuese të faqes së presidentit amerikan, Donald Trump dhe Ambasadës së Amerikës.

E gjitha kjo erdhi në shenjë falënderimi nga Kosova për mbështetjen e pafund të SHBA-së për Kosovën, siç ishte së fundi edhe me rastin e transformimit të FSK-së, proces ky i cili pati një përkrahje tëpakusht nga SHBA