Pas mos realizimit te premtimit 1 milionësh, Rama nis talljen publike me Pacollin

Pas mos realizimit te premtimit 1 milionësh, Rama nis talljen publike me Pacollin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka filluar talljen publike me Ministrin e Punëve të Jashtme në largim të Kosovës, Behgjet Pacolli, pas mos realizimit të premtimit të tij 1 milionësh.

Gjatë një vizite sonte në Krujë dhe Thumanë, ku ishte prezent Rama dhe Pacolli, kryeministri shqiptar i thotë Ramës së do t’i ndërtojë një statujë afër asaj të Gjergj Kastriotit Skënrbeu.

Këtë deklaratë Rama e tha pasi që ministri i jashtëm njëherësh edhe zëvendëskryeministri në largim, Pacolli tha se mund të ndërtojë një pallatë brenda tre muajsh.

Behgjet Pacolli: Nëse nuk ka pengesa në rastin më të mirë, unë besoj një pallat, 45 banesa nga 80 metra katrorë, për 3 muaj duhet të kryhet.

Edi Rama: Po na vendos Behgjeti ca kushte. Po i bëjmë edhe një statujë afër Skënderbeut. Duhet të bëhet projekt, projekti-zbatimi.

E tërë kjo situatë vjen pas kërkesës që i bëri Rama, Pacollit se kur do t’i japë paratë që ka premtuar për të prekurit nga tërmeti, të cilat Pacolli ka thënë se do t’i japë 1 milion.

Edi Rama: O Behgjet, ku je more. Do i hedhësh ato lekët apo jo..?

Derisa Pacolli ia kthen se ato janë në fondament, duke mos lënë qartë të kuptohet se cfarë ka thënë. /Insajderi.com

Rama ia kërkon Pacollit paratë që i premtoi për shqiptarët e prekur nga tërmeti