Pas ndalimit nga Policia e Kosovës, Vuçiq kthehet prapa

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk do të shkojë në Banjë të Skënderajt.

Kjo pas bllokimit të rrugëve dhe protestave nga qytetarët e Drenasit dhe Skënderajt.

Presidenti serb është ndaluar nga Policia e Kosovës ku i është kumtuar lajmi se bllokadat janë në të gjitha rrugët, transmeton Insajderi.com

Radio Televizioni i Serbisë raporton se pas konsultimeve me Policinë e Kosovës, Vuçiq ka vendosur të kthehet në Mitrovicë.

Ai do të diskutoje më banorët e Banëjs vetëm nëpërmjet telefonit. /Insajderi.com