Pas negociatave me PDK-në, Përparim Rama prezanton drejtorët e rinj komunalë

Pas negociatave me PDK-në, Përparim Rama prezanton drejtorët e rinj komunalë

Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se ka arritur emërimin e drejtorëve komunal.

Përmes një konferencë për media, Rama ka thënë se negociatat me partnerin e koalicionit Partinë Demokratike të Kosovës, kanë zgjatur një kohë të konsiderueshme.

“Mbas një kohe të konsiderueshme të negociatave me partnerët tanë të koalicionit, sot kam kënaqësinë të prezantoj ekipin tim të drejtorëve, që kam përzgjedhur për transformimin e Prishtinës”, ka deklaruar Rama.

Kreu i Prishtinës ka treguar të gjithë emrat e drejtorëve të rinjë, por jo edhe të Kulturës që sipas tij, ditëve në vijim do të emërohet.

“Alban Zogaj nënkryetar, Donjeta Sahatçiu nënkryetare, Arbër Sadiki drejtor i Urbanizmit, Mimoza Sylejmani drejtoreshë e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm, Krenar Gjaferi drejtor i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave, Besianë Musmurati drejtoreshë e Arsimit, Doruntinë Maloku drejtoreshë e Pronës, Ilirik Musliu drejtor i Shërbimeve Publike, Granit Rugova drejtor i Sportit, Donat Lushaku drejtor i Kadastrit, Adelina Sahiti, drejtoreshë e Mirëqenies Sociale, Izet Sadiku drejtor i Shhëndetësisë, Valbona Makolli drejtoreshë e Financave, Florian Dushi drejtor i Inspeksionit, Plator Gërdovci drejtor i Zhvillimit Rural (drejtori e Bujqësisë), Donika Çeta drejtoreshë e Parqeve, Bersant Beka drejtor i Administratës”, ka thënë Rama.

Përparim Rama tutje ka thënë se janë duke shyrtuar mundësinë e rritjes së numrit të drejtorive.

“Jemi duke e shqyrtu edhe aspektin e sigurisë, për shkak se qentë endacakë janë një problem shumë i madh ndoshta që duhet t’i dedikohet një drejtori e saktë. Këto po i diskutojmë dhe do të marrim shumë shpejt vendim”, ka përfunduar Rama./Insajderi.com