Pas një heshtjeje të gjatë, Trump takohet me Pence

Pas një heshtjeje të gjatë, Trump takohet me Pence

Pas një periudhe të gjatë heshtjeje Donald Trump e Mike Pence kanë biseduar për herë të parë prejse ndodhi protesta në Kongresin Amerikan nga mbështetësit e Trump-it ku mbetën pesë perona të vdekur, njofton Insajderi.

Lajmin për komunikimin e Trump me Pence e ka bërë të ditur CNN duke u bazuar nga të dhëna të dy zyrtarëve brenda Shtëpisë së Bardhë.

Sipas të njëjtave burime, CNN raporton se Trump e Pence takimin e kanë zhvilluar në Zyrën Ovale brenda Shtëpisë së Bardhë.

Takimi është përshkruar si një takim i qetë dhe një bisedë e mirë duke reflektuar në punën katër vjeçare të kësaj dysheje.

“Ata e theksuan po ashtu se ata protestues që u futën dhunshëm në Kongres nuk përfaqësojnë lëvizjen Amerika e Para e mbështetur nga 75 milionë amerikanë dhe u pajtuan ta vazhdojnë punën bashkë për t’ua kujtuar të gjithëve punët e mira në mandatin katër vjeçar”./Insajderi.com