Pas numrit rekord të vdekjeve nga COVID-19, IKSHPK me apel për qytetarët

Pas numrit rekord të vdekjeve nga COVID-19, IKSHPK me apel për qytetarët

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka apeluar qytetarët që të kenë kujdes më të madh meqë sot u shënua numër rekord i rasteve të vdekjes, njofton Insajderi.

Në 24 orët e fundit u konfirmuan 22 të vdekur nga ky virus, duke shënuar kështu numër rekord që nga fillimi i pandemisë.

“Kjo është sjellje e rrezikshme dhe lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Pakujdesia e disa qytetarëve gjatë këtyre lëvizjeve dhe aktiviteteve, shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent dhe kështu mund të mbingarkohet sistemi shëndetësor me pasoja të pa parashikuara deri në shpërthim e që mund të paraqes rrezik për jetën e qytetarëve”, thuhet në njoftim.

“Apelojmë te qytetarët, institucionet publike e private, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura”, shton tutje IKSHPK. /Insajderi.com