Pas Osmanit Lajçak do ta takojë Avdullah Hotin

Emisari i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak sot pritet ta zhvillojë vizitën e tij zyrtare në Kosovë.

Pas Osmanit Lajçak do ta takojë Avdullah Hotin

Zyra e kryeministrit së Kosovës ka njoftuar se takimi në mes të dërguarit të Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti do të zhvillohet në ora 16:30.

Ky takim ishte paraparë të mbahet në ora 10:30, por është shtyrë për në ora 18:30 dhe do të mbahet në ndërtesen e Qeverisë.

Paraprakisht, emisari i BE-së do ta takojë kryeparlamentaren, Vjosa Osmani e më pas edhe kryeministrin Hoti. Ende nuk dihet nëse do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin i cili ka qenë kritikë ndaj Lajçakut.

Në një postim në Twitter ndër tjerash Lajçak ka shkruar se mezi e pret vizitën e tij në Kosovë.

Bashkimi Europian po kërkon që të jetë ndërmjetësuese në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë ku synohet të arrihet një marrëveshje finale në mes dy vendeve. /Insajderi/