Pas Osmanit, Lajçak takohet me Hotin

Pas Osmanit, Lajçak takohet me Hotin

Ka nisur takimi midis kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti dhe Emisarit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, njofton Insajderi.

Takimi do të jetë i mbyllur për media.

Lajçak sot takoi presidenten në detyrë, Vjosa Osmani teksa mbrëmë ka takuar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Menjëherë pas takimit Osmani e Lajçak mbajtën një konferencë për shtyp, ku u tha se pritet që një marrëveshje bashkëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë të arrihet gjatë mandatit të Albin Kurtit kryeministër. /Insajderi.com