Fiks 23 ushtarët e fundit nga Luksemburgu janë kthyer nga misioni i paqes në Kosovë dhe janë pritur me gëzim nga familjarët e tyre në aeroportin “Findel” pas një shërbimi në kuadër të KFOR-it, raporton “wort.lu”.
Gëzim i madh, shihet në fytyrat e familjarëve, teksa presin të dashurit e tyre në aeroportin e Luksemburgut, pasditen e së dielës.
Fiks 23 ushtarët e fundit nga Luksemburgu janë kthyer nga misioni i paqes në Kosovë dhe janë pritur me gëzim nga familjarët e tyre në aeroportin “Findel” pas një shërbimi në kuadër të KFOR-it, raporton “wort.lu”.
Ribashkimi me familjarët, miqtë dhe kolegët përshkruhet si një emocion i veçantë nga ushtarët e Luksemburgut, teksa ky grup i ushtarëve është i fundit sipas medieve atje, që kanë shërbyer në Kosovë.
Prania ushtarake e Luksemburgut në Kosovë do të shuhet përfundimisht vitin tjetër ka thënë ministri i Mbrojtjes, Etinne Schneider.
Ky largim i zakonshëm, vjen pas largimit të një shteti tjetër në kuadër të KFOR-it, Portugalisë, që do të largohet nga territori i Kosovës në vitin 2017, pas 18 viteve në misionin e NATO-s.
Qeveria e Portugalisë e kishte justifikuar këtë vendim pasi që sipas tyre në Kosovë është përmirësuar situata e sigurisë dhe stabilitetit.
Të njëjtin sqarim e ka dhënë edhe qeveria e Luksemburgut.