
Këshilli i Bashkësisë Islame pas publikimit në media të rastit të Sabri Beqirit, i cili ishte detyruar të shes viçin për të paguar anëtarsinë në BIK pasi që thotë se këta të fundit kishin refuzuar t`ia varrosin nënën e tij me rite fetare.
Sot Këshilli i Bashkësisë Islame në Vushtrri ia kanë kthyer sot paratë e anëtarësisë qytetarit Sabri Beqiri në vlerën e 417 eurove.
Në komunikatën e KBI Vushtri thuhet se disa herë e kanë ndihmuar Beqirin për shkak të kushteve jo të mira material por për rastin në fjalë përpiqen të arsyetohen se ai vet nuk ka deklaruar se është rast social kur kishte paguar anëtarsinë në shumën prej 417 euro.
“Këshilli i Bashkësisë Islame në Vushtrri i ka kthyer sot paratë e anëtarësisë qytetarit Sabri Beqiri. Po ashtu KBI ka formuar një komision të brendshëm për të shikuar nëse ka pasur ndonjë lëshim nga zyrtarët e KBI në këtë rast e për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen”, thuhet në komunikatë.
Bashkësia Islame në Vushtrri e detyroi Sabri Beqirin i cili jeton me asistencë sociale të paguajë për anëtarësi shumën prej 417 eurove, në mënyrë që nënën e tij ta varros sipas ritit islam.
“Unë thash nuk po di çka me bo, thash ajo duhet me u varros, për me u kry këto procedura. Më tha a ke pagu anëtarësi naj herë, i thash jo kurrë se nuk kam pas mundësi, më tha nuk janë pare shumë. I thash i dijë ato krejt, po jeni kundra fesë, tha jo valla nuk bon”, kishte thënë Beqiri.
Ai ka treguar se viçin dy muajsh e ka shitur në shumë prej 392 euro.