Pas Prishtinës, Grenelli sot në Beograd

Pas Prishtinës, Grenelli sot në Beograd

I dërguari amerikan për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, do të jetë të martën në Beograd.

Kjo vizitë e tij në kryeqytetin serb vjen pas vizitës në Prishtinë.

“Më ka dërguar Trump-it që t’i impementojë marrëveshjet”, ka thënë Grenell të hënën. E njëjti motiv do të jetë edhe në Serbi, njofton Insajderi.

Ai do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe kryeministren, Ana Brnabic.

Kosova ka akuzuar Serbinë për moszbatim të marrëveshjes së Uashingtonit, pasi Vuçiq ishte pajtuar që të ndalet fushata ndërkombëtare kundër Kosovës.

Por, qasja e presidentit serb ndaj Izraelit dhe Palestinës ka bërë që të kontestohet zbatimi i marrëveshjes së Uashingtonit nga shteti i Serbisë. /Insajderi.com