Pas protestës së dhunshme në Kalimash, bllokohet kalimi në pikën kufitare në Vërmicë

Pas protestës së dhunshme në Kalimash, bllokohet kalimi në pikën kufitare në Vërmicë

Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 11:20 përkohësisht është mbyllur Pika Kufitare në Vërmicë–Morinë nga autoritetet e Shqipërisë.

“Ndalimi i qarkullimit nga autoritetet e Shqipërisë, sipas tyre është bërë për arsye të protestës që po mbahet  nga qytetarët në afërsi të tunelit të Kalimashit, dhe në pamundësi për të lëvizur automjetet dhe për shkaqe të sigurisë së qytetarëve nuk po lejohet qarkullimi-hyrja e mjeteve në Republikën e Shqipërisë deri në një vendim tjetër”, thuhet në njoftim.