Pas Rafunës, Haradinaj emëron edhe një ministre të re

Pas Rafunës, Haradinaj emëron edhe një ministre të re

Magbule Shkodrën është emëruar ministre në detyrë të Zhvillimit Rajonal, shkruan Insajderi.

Këtë pozitë deri më tani e ka mbajtur Rasim Demiri. Gjatë ditës, Haradinaj ka emëruar edhe Lulzim Rafunën si ministër të Financave.

“Znj. Magbule Shkodra, emërohet ministre në detyrë e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës.