Një ditë pas raportimit të Gazetës Insajderi, për ndejen me vëllaun e Hashim Thaçit, Nazmi Thaçi, suspendohen Burim Buleshkaj, ushtrues detyre i burgut të Sigurisë së Lartë dhe komandanti i Njësisë Speciale, Amir Gërguri.
Ministria e Drejtësisë e ka suspenduar sot Burim Buleshkajn, ushtruesin e detyrës së burgut të Sigurisë së Lartë.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zyra e ministres së Drejtësisë.
Nga pozita e komandantit të Njësisë Speciale është suspenduar edhe Amir Gërguri.
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës.
Vendimet kanë ardhur pas ndejës private në Shalë të Bajgorës për të cilën ka raportuar mbrëmë Gazeta Hulumtuese Insajderi.
Në të kishin marrë pjesë Buleshkaj dhe Gërguri – e ku shihej edhe vëllau i Presidentit, Nazmi Thaçi si dhe dy persona të dyshuar për lidhje me krimin: biznesmeni Blerim Potera dhe Bedri Mustafa, vëllau i komandant “Remit” – të njëjtit kanë shkelur masat e vendosura nga organet e rendit dhe Qeveria e Kosovës për anulimin dhe mospmarrjen pjesë në ahengje apo aktivitete të ndryshme në mënyrë që të parandalohet përhapja e pandemisë COVID-19.
Ndeja e vëllait të Thaçit me dy njerëz të dyshuar për lidhje me krimin