
Kryeshefi ekzekutiv i Fondacionit “Sfidat e Mijëvjeçarit”, Petrit Selimi, ka reaguar pas demantimit të lajmit se qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm pa viza drejt Shteteve të Bashkuara 45 ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes së djeshme ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë në Uashington, nga Emisari i Posaçëm i Administratës Trump për dialogun, Richard Grenell, njofton Insajderi.
Selimi ka reaguar pasi Grenell i përgënjeshtroi deklaratat e tij në Twitter.
Selimi ka shkruar në Twitter se në lidhje me publikimet e tij për viza dhe gaz i është referuar Ministrit të Drejtësisë Selim Selimi dhe televizionit T7.
“Lidhur me cicërimat për gaz dhe viza, SH.B.A. mbështet diversifikimin e energjisë së Kosovës përmes kompaktit potencial të MCC, ky është një informacion publik: https://www.mcc.gov/news-and-events/release/release-121218-mcc-dec-board-meeting, ndërsa për heqjen e vizave për Kosovën, unë citova mediat e Kosovës T7 & Ministrin e Drejtësisë të Kosovës të cilët thanë të njëjtën gjë dje”, ka shkruar Selimi në Twitter. /Insajderi.com