Pas replikës me deputetët opozitar, kryeministri Hoti lëshon seancën

Pas replikës me deputetët opozitar, kryeministri Hoti lëshon seancën

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka lëshuar seancën plenare që po vazhdon të zhvillohet në Kuvendin e Kosovës.

Në kohën kur po debatohej për dialogun Kosovë-Serbi, kryeministri Hoti pas replikës, sidomos me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë nga seanca.

Pasi raportoi rreth dialogut, e që gjatë javës së kaluar kishte mbajtur takim me palën serbe në Bruksel, Hoti është ballafaquar me Kritika nga deputetët rreth këtij procesi.

Madje, ndaj tij është përdorur edhe gjuhë e ashpër nga ana e deputetëve.

Hoti ka lëshuar sallën në momentet kur deputetja Fitore Pacolli ka marrë fjalën sërish, duke vazhduar akuzat e saj ndaj kryeministrit për dështimin në procesin e dialogut me Serbinë.

Pacolli ka bërë të ditur se derisa ajo po flet kryeministri po braktis seancën.

Edhe deputetja e PDK-së Blerta Deliu- Kodra ka kritikuar kryeministrin që lëshoi sallën, derisa sipas saj deputetët janë duke diskutuar rreth raportimit të tij për dialogun. /Insajderi.com/