Pas rritjes së rasteve me Coronavirus, Zemaj mbledh Bordin Këshilldhënës

Pas rritjes së rasteve me Coronavirus, Zemaj mbledh Bordin Këshilldhënës

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, do të mbledh sot Bordin këshillëdhënës për COVID-19, njofton Insajderi.

Kjo mbledhje vjen pas rritjes së numrit të rasteve me Coronavirus në vend dhe në shtetet fqinje.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë me anë të një komunikate për media.

Takimi do të mbahet në orën 14:00.

Mediat mund të marrin pamje nga takimi, pas të cilit do të ketë edhe deklarime për media. /Insajderi.com