
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës për 100% ndaj produkteve serbe, ka shkaktuar reagime të ashpra në Beograd.
Presidenti serb, ALeksandar Vuçiq që nga ora 17:30 ka vazhduar takimet me ambasadorët e huaj në Beograd, transmeton Insajderi.
Ai fillimisht u takua me ambasaodrin e Rusisë në Beograd, Chepurin, dhe atë të Kinës, Li Manchang.
Ankesat e tij për taksën e Kosovës, presidenti serb ua tregoi edhe ambasadorëve të shteteve të QUINT-it.
Në fotografitë e publikuara nga mediat serbe shihen ambasadori i SHBA-së në Beograd, Kyle Soctt dhe ai i Francës.
Pas takimeve, presidenti serb ka thirrur edhe mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. /Insajderi.com