Krasniqi përmes lloga" />

Pas shfaqjes “Bryma e vdekjes”, Milazim Krasniqi thotë se po rikthehet interesimi për teatrin

Pas shfaqjes “Bryma e vdekjes”, Milazim Krasniqi thotë se po rikthehet interesimi për teatrin

Drama “Bryma e vdekjes”, e profesorit universitar, Milazim Krasniqit, është vënë edhe sonte në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.

Krasniqi përmes llogarisë së tij në Facebook, ka shkruar se gjatë dramës, pubiku është emocionuar dhe e ka përjetuar mesazhin që transmeton arti.

Tutje, profesori i degës së Gazetarisë, ka thënë se ndjehet i gëzuar që shumica e publikut ishte e gjeneratës së re dhe se sipas tij, ka filluar të rikthehet interesimi për teatrin, pas një kollapsi afro 20 vjeçar.

Drama “Bryma e vdekjes” flet për eksodin e kosovarëve nga lufta e fundit dhe qëndrimi i tyre në kampin e Bllacës.