Pas shpërndarjes së Kuvendit, Pacolli flet se me kë do të kandidoj AKR-ja në zgjedhje

Pas shpërndarjes së Kuvendit, Pacolli flet se me kë do të kandidoj AKR-ja në zgjedhje

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka folur pas shpërndarjës së Kuvendit.

Pacolli përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se AKR-ja do të kandidon me një program që do të adresojë sfidat ekonomike.

“Unë dhe AKR do të kandidojmë me një program që do të adresojë sfidat ekonomike, partneritetin tonë me Perëndimin dhe angazhimin tonë për sundimin e ligjit”, ka shkruar Pacolli.

Tutje, ai ka thënë se sfidat e Kosovës janë të mëdha dhe se kemi nevojë që qytetarët të japin mbështetje për vizionin tonë.

“Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan në favor të shpërbërjes së Kuvendit dhe hapjes së rrugës së thirrjes së zgjedhjeve që do t’i japin legjitimitet skenës politike. Sfidat me të cilat përballet Kosova janë të mëdha dhe ne kemi nevojë që qytetarët tanë të japin mbështetje për vizionin tonë”, ka përfunduar Pacolli.