Pas shpërndarjes së Kuvendit reagon Shpejtim Bulliqi

Pas shpërndarjes së Kuvendit reagon Shpejtim Bulliqi

Ish-deputeti i LDK-së njëherit anëtari më i ri i Lëvizjes Vetëvendosje Shpejtim Bulliqi ka reaguar pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, shkruan Insajderi.

Bulliqi përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se legjislatura e kaluar do të mbahet mend për cenim të drejtpërdrejt dhe kërcënim permanent të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit.

“Ata të cilët dhuruan tokë për “liberalizim”, populli i Kosovës duhet mbajtur mend gjithmonë!”, ka shkruar mes tjerash ai.

Sot me 88 vota për, 2 abstenime e 1 kundër është shpërndarë legjislatura e gjashtë e Kuvendit të Republikës së Kosovës./Insajderi.