Pas skandalit me “njohjen” nga Xhamajka – deputetja e PDK-së e mbron Vlora Çitakun

Pas skandalit me “njohjen” nga Xhamajka – deputetja e PDK-së e mbron Vlora Çitakun

Pas skandalit me njohjen nga Xhamajka të gjithë gishtat janë drejtuar nga Vlora Çitaku. Një gjë të tillë zyrtarisht e ka bërë edhe nga zyra e presidentit Hashim Thaçi, të cilët përgjegjësinë për një gjë të tillë ia kanë veshur ambasadores Çitaku.

Por deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, i ka dalë në krah Çitakut pas skandalit me Xhamajkën, ajo e quan vlerë të shtetit Çitakun dhe se për të dhe gra të tilla diplomate duhet të jenë krenarë.

“VLORA është vlerë e Kosovës. Edhe MODESTA poashtu. Kosova duhet të jetë krenare për gra të tilla që bëjnë diplomacinë tonë dhe ngrisin imazhin e shtetit tonë nëpër botë. Unë jam shumë krenare me to”, ka shkruar ajo në Facebook.

Çitaku ende nuk ka folur rreth situatës së krijuar edhe pse presidenti dhe Ministria e Jashtme thanë se lajmin për njohjen e Xhamajkës e morën nga një email i dërguar nga ajo./Insajderi.com