Pas Suharekës, edhe kryetari i Deçanit paralajmëron protesta kundër KEDS-it

Bali Muharremaj, kryetar i Suharekës ditë më parë paralajmëroi protesta kundër KEDS-it.

Një gjë të tillë së fundi po e paralajmëron edhe kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Në një postim në facebook ai ka shkruar se sot ka pasur një takim me zyrtarët e kësaj kompanie, transmeton Insajderi.

“Pas situatës së krijuar me gjëndjen e rrymës në komunën e Deçanit,sot ftova në zyrën time përfaqësuesit e KED-sit, me këtë rast adresova kërkesën për ndërhyrje emergjente në afat SA më të shpejtë,në të kundërten do të ftoj qytetarët në protestë”, ka shkruar Ramosaj.

Ditëve të fundit edhe zyrtarë të qeverisë kanë paralajmëruar masa kundër KEDS-it. /Insajderi.com